Sony Xperia X Compact - Pse më duhet një llogari e Google™‎?

background image

Pse më duhet një llogari e Google™?

Pajisja juaj Xperia™ nga Sony funksionon në platformën Android™ të zhvilluar nga

Google™. Kur e blini pajisjen tuaj, në të janë të disponueshme një gamë aplikacionesh

dhe shërbimesh të Google™, për shembull, Gmail™, Google Maps™, YouTube™ dhe

aplikacioni Play Store™, i cili ju siguron qasjen në dyqanin në linjë të Google Play™ për

shkarkimin e aplikacioneve të Android™. Për të përfituar sa më shumë nga këto

shërbime, ju duhet një llogari e Google™. Për shembull, një llogari e Google™ bën të

mundur që të bëni të gjitha sa më poshtë:

Shkarkoni dhe instaloni aplikacione nga Google Play™.

Sinkronizoni postën elektronike, kontaktet dhe kalendarin duke përdorur Gmail™.

Bisedoni me shokët nëpërmjet aplikacionit Hangouts™.

Sinkronizoni historinë e shfletimit dhe faqeshënuesit tuaj duke përdorur shfletuesin e uebit

Google Chrome™.

Identifikoni vetveten si përdorues i autorizuar pas një riparimi të softuerit duke përdorur

Xperia™ Companion.

Gjeni, kyçni ose pastroni në largësi një pajisje të humbur ose të vjedhur duke përdorur

shërbimet my Xperia™ ose Menaxheri i pajisjes me Android™.
Për më shumë informacione rreth Android™ dhe Google™, shkoni te

http://support.google.com

.

Është vendimtare që të mbani mend emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin tuaj të llogarisë së

Google™. Në disa raste, mund të duhet të identifikoheni për arsye sigurie duke përdorur

llogarinë tuaj të Google™. Nëse nuk arrini të jepni emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin tuaj të

Google™ në raste të tilla, pajisja juaj kyçet. Po ashtu, nëse keni më shumë se një llogari të

Google™, sigurohuni të futni detajet për llogarinë përkatëse.

Për të konfiguruar një llogari të Google™ në pajisjen tuaj

1

Nga

Ekrani bazë, trokitni lehtë .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë te

Cilësimet > Llogaritë dhe sinkronizimi > Shto llogarinë

>

Google.

3

Ndiqni udhëzorin e regjistrimit për të krijuar një llogari të Google™ ose futuni nëse

tashmë keni një llogari.

Gjithashtu mund të futeni ose të krijoni një llogari të Google™ nga udhëzori i konfigurimit

herën e parë që ndizni pajisjen tuaj. Si alternativë, mund të shkoni në linjë dhe të krijoni një

llogari në

www.google.com/accounts

.

Për të hequr një llogari të Google™

1

Nga

Ekrani bazë, trokitni lehtë .

2

Trokitni lehtë

Cilësimet > Llogaritë dhe sinkronizimi > Google.

3

Përzgjidhni llogarinë e Google™ që dëshironi të hiqni.

4

Trokitni lehtë >

Hiqe llogarinë.

5

Trokitni përsëri lehtë te

Hiqe llogarinë për ta konfirmuar.

Nëse hiqni llogarinë tuaj të Google™, çdo tipar i sigurisë që është i lidhur me llogarinë e

Google™ nuk do të jetë më i disponueshëm.

10

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.