Lidhja e pajisjes tuaj me pajisjet shtesë me USB
Mund të përdorni një përshtatës të pritësit USB Type-C™ për ta lidhur pajisjen tuaj me
pajisjet shtesë me USB, si p.sh. pajisjet e hapësirës ruajtëse masive USB, kontrolluesit e
lojërave, tastierat dhe minjtë me USB. Nëse pajisja shtesë USB ka një lidhës USB Type-
C, nuk është i nevojshëm një përshtatës pritësi USB Type-C.
Përshtatësit e pritësit USB Type-C shiten më vete. Sony nuk garanton se të gjitha pajisjet
shtesë me USB mbështeten nga pajisja juaj.
Kjo pajisje ka një portë USB Type-C pa kapak. Nëse pajisja juaj ekspozohet ndaj ujit,
sigurohuni që porta të jetë plotësisht e thatë përpara se të lidhni një kabllo USB Type-C.