Sony Xperia X Compact - Sigurimi se pajisja juaj është e mbrojtur

background image

Sigurimi se pajisja juaj është e mbrojtur

Pajisja juaj përfshin disa opsione të sigurisë, mjaft të rekomanduar në rast të humbjes ose

vjedhjes së saj.
Këto opsione janë si më poshtë:

Cilësoni një kyçje të sigurt të ekranit në pajisjen tuaj duke përdorur një kod PIN, një

fjalëkalim ose një model për të parandaluar qasjen ose ricilësimin e pajisjes tuaj nga çdo

person.

Shtoni një llogari të Google™ për të parandaluar përdorimin e pajisjes tuaj nga të tjerët

nëse vidhet ose fshihet.

Aktivizoni ose shërbimin në ueb “Mbrojtja nga my Xperia” ose Menaxherin e pajisjes

Android™. Duke përdorur një prej këtyre shërbimeve, mund të lokalizoni, të kyçni ose të

pastroni në largësi një pajisje të humbur.

Verifikimi i pronësisë së pajisjes

Tipare të caktuara të mbrojtjes kërkojnë që ta shkyçni ekranin me kodin PIN, fjalëkalimin,

motivin ose të futni informacionet e llogarisë tuaj të Google™. Më poshtë janë disa

shembuj të tipareve të mbrojtjes dhe disa nga kredencialet e kërkuara:

Mbrojtja për

Ricilësimin e të

dhënave të

fabrikës

Duhet ta shkyçni ekranin para se të lejoheni të kryeni një Ricilësim të të

dhënave të fabrikës.

Mbrojtja nga my

Xperia

Nëse e ricilësoni në largësi pajisjen tuaj duke përdorur këtë shërbim,

duhet të futni emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin për një llogari të

Google™ që është e lidhur me shërbimin. Pajisja duhet të jetë e lidhur

me internetin para se të përfundoni procesin e konfigurimit. Në rast të

kundërt, nuk do të mund ta përdorni pajisjen tuaj pas ricilësimit.

Menaxheri i

pajisjes me

Android™

Nëse e ricilësoni në largësi pajisjen tuaj duke përdorur këtë shërbim,

duhet të futni emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin për një llogari të

Google™. Pajisja duhet të jetë e lidhur me internetin para se të

përfundoni procesin e konfigurimit. Në rast të kundërt, nuk do të mund

ta përdorni pajisjen tuaj pas ricilësimit.

Riparimi i

softuerit

Nëse përdorni softuerin Xperia™ Companion për të kryer një riparim të

softuerit, do t'ju kërkohet të futni emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin e

llogarisë suaj të Google™ kur të nisni pajisjen pas përfundimit të

riparimit.

Për Menaxherin e pajisjes me Android™ është e nevojshme që të futni informacionet nga një

llogari e Google™. Kjo mund të jetë çdo llogari e Google™ që e keni konfiguruar në pajisje si

pronar. Nëse nuk mund të jepni informacionet e llogarisë përkatëse gjatë procesit të

konfigurimit, nuk do të mund ta përdorni aspak pajisjen.