
Modifikimi i tekstit
Mund të përzgjidhni, të pritni, të kopjoni dhe të ngjitni tekst ndërsa shkruani. Mund të
përdorni opsionet e modifikimit duke trokitur dy herë tekstin e futur. Opsionet e
modifikimit më pas bëhen të disponueshme përmes një shiriti të aplikacionit.
Shiriti i modifikimit të tekstit
Pas përzgjedhjes së tekstit duke trokitur lehtë dy herë te një fjalë, shfaqet një shirit
modifikimi me disa vegla të disponueshme:
•
Prit
•
Kopjo
•
Ngjit
•
Përndaj
•
Përzgjidh të gjitha
•
Asistenti
Opsioni
Ngjit shfaqet vetëm kur keni ruajtur tekstin në kujtesën e përkohshme.
Për të përzgjedhur tekstin
1
Trokitni lehtë dy herë te një fjalë për ta theksuar.
2
Mund t'i zvarritni skedat në të dyja anët e fjalës së theksuar për të përzgjedhur më
shumë tekst.
Për të modifikuar tekstin
1
Trokiti lehtë dy herë te një fjalë për të shfaqur shiritin e aplikacionit.
2
Përzgjidhni tekstin që dëshironi të modifikoni dhe më pas përdorni shiritin e
aplikacionit për të bërë ndryshimet e dëshiruara.
72
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

Për të përdorur zmadhuesin
•
Kur futni tekst, takoni dhe mbani në fushën e tekstit për t'a parë tekstin të
zmadhuar dhe për të vendosur kursorin atje ku dëshironi brenda fushës së tekstit.
73
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.