Sony Xperia X Compact - Aplikacioni Videot

background image

Aplikacioni Videot

Përdorni aplikacionin Videot për të riprodhuar filmat dhe përmbajtje të tjera të videove që

keni ruajtur ose shkarkuar në pajisjen tuaj. Aplikacioni shërben po ashtu si një udhëzues i

programeve televizive me opsionin për të shfaqur informacionet e programeve dhe

përmbajtje përkatëse, duke përfshirë postime të medias sociale për programin që ju

intereson. Mund ta përdorni aplikacionin si një telekomandë plotësisht funksionale me

pajisjen tuaj të përputhshme të shtëpisë. Mund t'i riprodhoni gjithashtu filmat tuaj në

pajisjet e tjera që janë të lidhura me të njëjtin rrjet ose të ruajtura në renë kompjuterike.

Disa skedarë videosh mund të mos jenë të riprodhueshëm në aplikacionin Videot.

Disponueshmëria e udhëzuesit të programeve televizive dhe telekomandës ndryshojnë sipas

tregut dhe pajisjes së lidhur.

Pamja e përgjithshme e Videove

1

Trokitni lehtë për të hapur menynë e ekranit bazë të Videove

2

Shikoni udhëzuesin e programit

3

Rifreskoni përmbajtjen

4

Telekomanda

5

Kërkoni për përmbajtje

6

Ndërroni mes shikimit të përmbajtjeve të bibliotekës, programeve popullore, programeve në transmetim,

filmave, serive televizive dhe programeve të rekomanduara

7

Zvarritni anën e majtë të ekranit në të djathtë për të hapur menynë, shfletoni përmbajtjet dhe rregulloni

cilësimet

8

Trokitni lehtë te një program për të marrë informacione të detajuara dhe përmbajtje që kanë lidhje

Për ta përdorur pajisjen tuaj si një telekomandë

Për të mund ta përdorur pajisjen si një telekomandë me një pajisje tjetër të përputhshme

të rrjetit të shtëpisë, në fillim duhet t'i çiftoni këto dy pajisje. Për të bërë këtë, të dyja

pajisjet duhet të jenë të lidhura në të njëjtin rrjet. Për më shumë informacione mbi pajisjet

e përputhshme, vizitoni

Lista e pajisjeve të përputhshme

.

1

Nga

Ekrani bazë, trokitni lehtë dhe më pas gjeni dhe trokitni lehtë Videoja.

2

Trokitni lehtë për të hapur menynë e ekranit bazë dhe më pas trokitni lehtë te

Shto një pajisje.

3

Përzgjidhni pajisjet shtëpiake nga lista.

4

Futni numrin e regjistrimit të shfaqur në pajisjen shtëpiake dhe ndiqni udhëzimet

për të përfunduar çiftimin.

5

Pas çiftimit të suksesshëm, do të shfaqet ikona për funksionin e telekomandës.

Tani mund ta përdorni pajisjen si një telekomandë plotësisht funksionale për

pajisjen shtëpiake.

119

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të ndryshuar cilësimet

1

Nga

Ekrani bazë, trokitni lehtë dhe më pas gjeni dhe trokitni lehtë Videoja.

2

Trokitni lehtë për të hapur menynë e ekranit bazë dhe më pas trokitni lehtë te

Cilësimet.

3

Ndryshoni cilësimet sipas dëshirës.

Për të riprodhuar një video

1

Nga

Ekrani bazë, trokitni lehtë dhe më pas gjeni dhe trokitni lehtë Videoja.

2

Gjeni dhe trokitni lehtë videon që dëshironi të riprodhoni. Nëse videoja nuk shfaqet

në ekran, trokitni lehtë për të hapur menynë e ekranit bazë dhe më pas gjeni

dhe trokitni lehtë videon që dëshironi të riprodhoni.

3

Për të shfaqur ose fshehur kontrollet, trokitni lehtë tek ekrani.

4

Për të ndërprerë riprodhimin, trokitni lehtë . Për të vazhduar riprodhimin, trokitni

lehtë .

5

Për t'u kthyer pas, zvarritni shënuesin e shiritit të progresit majtas. Për të kaluar

përpara shpejt, zvarritni shënuesin e shiritit të progresit djathtas.

Për të ndryshuar cilësimet e tingullit ndërsa riprodhohet një video

1

Ndërsa riprodhohet një video, trokitni lehtë tek ekrani për të shfaqur kontrollet.

2

Trokitni lehtë >

Cilësimet e audios dhe më pas ndryshoni cilësimet sipas

dëshirës.

Për të bashkëndarë një video

1

Kur një video është duke u riprodhuar, trokitni lehtë dhe më pas trokitni lehtë

Përndaj.

2

Trokitni lehtë aplikacionin që dëshironi të përdorni për të bashkëndarë videon e

përzgjedhur dhe më pas ndiqni udhëzimet e dhëna.